Berishaj i quan “spekulime mediale” akuzat ndaj tij: Po tentojnë ta denigrojnë personalitetin tim

Berishaj i quan “spekulime mediale” akuzat ndaj tij: Po tentojnë ta denigrojnë personalitetin tim

I dyshuari në skandalin energjetik të GEN-it, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i quajti spekulime të gjitha raportimet e mediave për të.

Ai për Periskopin ka thënë se këto akuza po tentojnë ta dëmtojnë personalitetin e tij.

“Unë jam shumë i gëzuar dhe shumë i respektuar që e përfaqësoj qeverinë e Kosovës si ambasador, shtetin e Kosovës dhe shtetin e Kroacisë. Këto spekulime mediale janë spekulime të drejtuara nga unë, kanë një prapavijë politike. Ato kanë vetëm një qëllim, të denigrohet personaliteti im, imazhi i Kosovës, të bëhen çështje që nuk i ka hije, të futen marrëdhëniet e shkëlqyeshme të shtetit kroat, njerëzit që kanë dëshirën me bë emër në emër të tjetërkujt”, tha ai.

Tutje ai shtoi se “Këta shpifës do të dalin para drejtësisë”.

Related Articles