Florent Hadergjonaj është martuar sot me Dorina Podrimjan. Futbollisti i përfaqësueses së Kosovës ishte fejuar në dhjetorin e vitit të kaluar me bukuroshen, ndërsa tashmë kanë kurorëzuar martesën. Finalistja e “Miss Zvicra” ka qenë vite më parë e lidhur me Taulant Xhakën.
E gjitha është bërë e ditur në rrjetin social Instagram pak më parë, ku Hadërgjonaj shkruan: “Zyrtarisht Mr dhe Mrs Hadërgjonaj”. Postimi ka marrë komente të shumta që e urojnë atë për martesën.
27 vjeçari aktivizohet me Kasimpasan në Superligën turke prej shtatorit të 2020-ës. Këtë sezon luajti në kampionat si titullar plot 33 ndeshje, në të cilat mbrojtësi i djathtë gjeti rrjetën 2 herë dhe dha 3 asistë. Tashmë i ka mbetur dhe 1 vit kontratë me Kasimpasan.