Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë një konference për media ka folur për masat ndaj mallrave serbe.
Ai ka thënë se Kosova e ka ndërruar masën e sigurisë, nga kufizimi tek kontrolli i shtuar.
“Në njërën nga pikat kufitare me Republikën e Serbisë, Republika e Kosovës e ka ndërruar masën e sigurisë, nga kufizimi tek kontrolli i shtuar, deri sa te na vijnë skeneret, kur të vijnë skanerët atëherë ata vendosen në të gjitha pikat kufitare, por derisa nuk na vijnë skanerët ne do ta hapim një pikë kufitare, e cila do ta ketë kontrollin e shtuar”, ka thënë Kurti. /Gazeta Enigma