Qeveria e Republikës së Kosovës, në formë elektronike këtë të shtunë ka mbajtur mbledhjen e 41-të të saj, raporton Gazeta ‘Enigma’.
Në këtë mbledhje u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës u miratua vendimi i ri për masat e përgjithshme dhe të veçanta për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, njofton Klankosova.tv.
Në masat e reja që janë publikuar nga qeveria, klubet e natës vazhdojnë të jenë të mbyllura dhe dasmat nuk lejohen të mbahen.
“Pavarësisht numrit të personave, ndalohet veprimtaria e klubeve të natës si dhe organizimi i festivaleve, koncerteve, ekskursioneve, pelegrinazheve, dasmave, fejesave, ahengjeve familjare dhe shoqërore, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Qeverisë./Gazeta Enigma/