MAShT-i shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentët në universitete të ndryshme në botë

MAShT-i shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentët në universitete të ndryshme në botë

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka shpallë thirrje publike për mbështetje financiare për studentët e pranuar në universitete të ndryshme në botë.

Kjo thirrje synon ta mbështesë shkollimin e studentëve të dalluar, të cilët pranohen në universitete të ndryshme në botë në fushat specifike të studimit. Të drejtë aplikimi kanë studentët që janë pranuar për të vijuar studimet (baçelor, master apo doktoratë) dhe që këto studime do t’i vijojnë me prezencë fizike.

Me qëllim të përkrahjes më të madhe për Arsimin dhe Aftësimin Profesional dhe punësimit, kam nënshkruar vendimin për…Posted by Arbërie Nagavci on Wednesday, June 2, 2021

Mbështetja financiare ofrohet për shpenzimet e studimeve bazuar në dëshmitë e paraqitura për nevojën e mbështetjes financiare. Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 100 mijë euro ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për student/e është 8.500 euro.

MASHTI fton të gjithë studentët e interesuar të cilët janë pranuar në universitete të ndryshme në botë që të aplikojnë në këtë thirrje.

Related Articles