Tri aksidente në magjistralen Prishtinë-Pejë, ka persona të lënduar

Tre aksidente kanë ndodhur në magjistralen Prishtinë-Pejë, ku kanë mbetur të lënduar disa persona, raporton Gazeta “Enigma”.

Lajmin e ka konfimruar, Bajram Krasniqi nga Policia e Kosovës.

Ai tha se aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë.

“Në këto momente (18:29) policia, konkretisht njësitet e autostradës janë duke u marrë me tri aksidente të ndara. Aksidentet kanë ndodhur në një distancë jo të largët (brenda një kilometri), në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë. Në një aksident janë të përfshira pesë vetura, në tjetrin katër dhe në të tretin tri, pra në tri aksidentet janë të përfshira dymbëdhjetë vetura. Këto janë informata fillestare nga njësitet në teren, sipas tyre ka edhe persona të lënduar, për numrin e tyre do t’u njoftoj më pas…”, tha Krasniqi për Gazeten “Enigma”.

Related Articles