Futbollisti i Manchester United, Mason Greenwood, do të kalojë muajin e ardhshëm pas grilave pasi u caktua në paraburgim sot pasi u përball me viktimën e tij të dyshuar në gjykatë ku u akuzua për tentativë përdhunimi, sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj studentes.
Anësori anglez u shfaq në bankën e të akuzuarve të Gjykatës së Mançesterit të hënën (sot), ku atij iu mohua lirimi me kusht deri në paraqitjen në gjykatën më 21 nëntor.
21-vjeçari u shoqërua nga dy oficerë teksa hynte në gjykatë. Ai foli për të konfirmuar emrin, datën e lindjes dhe adresën e tij në fillim të seancës, përpara se gjykata të dëgjonte detajet e akuzave ndaj tij.
Rebecca Macaulay-Addison, proceduese, i tha gjykatësit Mark Hadfield, se futbollisti u akuzua për tentativë për përdhunim të një gruaje më 22 tetor 2021.Reklama
Macualay-Addison shtoi se Greenwood akuzohet gjithashtu për përfshirje në sjellje të dhunshme ose shtrënguese, përkatësisht ‘monitorimin e llogarive të saj në mediat sociale dhe bërjen e kërcënimeve dhe komenteve nënçmuese ndaj saj, që përbëjnë një ndikim serioz mbi të’. Ai akuzohet edhe për lëndim trupor më 21 dhjetor.
Gruaja që e ka akuzuar për tentativë përdhunimi dhe vepra të tjera ishte në gjykatë. Procedurat më pas u shtynë për më vonë të hënën nga gjyqtari i qarkut Mark Hadfield, i cili vendosi t’i mohojë atij lirimin me kusht. Ai do të jetë më 21 nëntor para gjykatës.
Ai do të kalojë më shumë se një muaj në paraburgim. Lojtari u arrestua për herë të parë në janar mbi akuzat në lidhje me një grua të re pasi imazhet dhe videot u postuan në internet.