Mbappe shuan zërat se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, thotë se është i lumtur te PSG-ja

Mbappe shuan zërat se do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, thotë se është i lumtur te PSG-ja

Kylian Mbappe ka reaguar ashpër pas raportimeve në mediat franceze se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit këtë verë.

Gazetari italian, Fabrizio Romano dhe mediat franceze raportuan se Paris Saint-Germain i ka bërë një ultimatum Mbappes që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 ose do të shitet këtë verë, ngase nuk duan të ai të largohet verën e vitit të ardhshëm me parametra zero, transmeton lajmi.net.

Gazeta franceze “La Parisien” raportoi gjatë të martës (sot) se Mbappe dëshiron t’i bashkohet Los Blancos këtë verë.

Megjithatë, këto raportime i ka hedhur poshtë superylli francez me anë të një reagimi në Tëitter.

“Gënjeshtarë. Tashmë kam thënë se do të vazhdoj sezonin e ardhshëm te PSG ku jam shumë i lumtur” – ka shkruar Mbappe, duke konfirmuar se do të jetë pjesë e francezëve deri në verën e vitit të ardhshëm.


Mbappe nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me PSG-në dhe kësisoj verën e vitit të ardhshëm mund të largohet si lojtar i lirë, e të cilën nuk po e duan në kampin francez, pasi duan të përfitojnë nga shitja e tij.

Mbappe është dëshirë e kahmotshme e gjigantit evropian të futbollit, Real Madridin.

24-vjeçari është pjesë e Paris Saint-Germainin nga viti 2018 kur u transferua nga Monaco për 180 milionë euro.

Related Articles