Ka mbërritur në Kosovë ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj, i cili ishte arrestuar në Serbi, janarin e vitit të kaluar.
Ai u prit nga shumë familjar të tij në Merdarë, teksa rruga ishte stolisur edhe me flamuj të UÇK-së.
Dakaj ishte arrestuar bashkë me vëllain e tij në Merdarë, pasi ishin nisur drejt Italisë.