Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar në Londër për të diskutuar për mbështetjen ndaj Ballkanit Perëndimor.
Ai atje është takuar me ministrin britanik për Europë, James Cleverly, me të emisarin për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe ekspertët britanikë për politikën e jashtme.
“Mbështetja për qëllimet dhe vlerat tona të përbashkëta në Ballkanin Perëndimor dhe kudo tani është më e rëndësishme se kurrë”.
Pas ngjarjeve në Ukrainë, së fundi janë shtuar thirrjet për integrim të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Departamenti i Shtetit amerikan ka thënë se kjo është një çështje urgjente.