“Mbeta jetim”, vajza e policit Afrim Bunjaku mes lotësh u drejtohet të pranishmëve në ceremoninë në nderim të babait

“Mbeta jetim”, vajza e policit Afrim Bunjaku mes lotësh u drejtohet të pranishmëve në ceremoninë në nderim të babait

Arbenita Bunjaku, vajza e policit Afrim Bunjaku, i cili u vra dje në veri, u është drejtuar me disa fjalë prekëse të pranishmëve në ceremoninë komemorative që po mbahet në nderim të tij.

Mes lotësh, Bunjaku ka thënë se do ta përkujtojnë gjithmonë me mall dhe dhimbje, duke thënë se vendin e tij në shtëpi s’mund ta zëvendësojë askush, raporton Express.

“Heroi im, babai im. Sa vështirë e kam të shkruaj për ty babai im. Para kohe, unë mbeta jetim, kurrë se kam besuar. Ikja jote babi, na la një plagë të madhe në zemrat tona. Babi nuk e di si do t’jetoj unë pa ty. Si të jetoj unë pa heroin tim?

Hyra brenda në shtëpi dhe ty nuk të pashë. Është shumë e rëndë për mua. Vendin tënd në shtëpi nuk e zëvendëson askush. Të gjitha na i mësove, por si të jetojmë pa ty, asnjëherë. Babi, ti ishe një njeri i dashur për familjen, shoqërinë ashtu edhe për punën. E flijove jetën për liri, për këtë vend që ne dhe Kosova të jemi të gjithë krenarë me ty, me heroizmin tënd, mundin dhe punën që e kë bërë për këtë vend. Të premtoj babi që do të jem gjithë krenar me ty dhe do të ndjekim gjithmonë rrugën tëndë. Me mall dhe dhimbje do të përkujtojmë gjithmonë heroi im, babai im”, ka deklaruar ajo.

Related Articles