Rastet me grip sezonal janë shtuar dukshëm.
Gripi në masë të madhe ka prekur edhe fëmijët.
Vetëm në Klinikën Pediatrike në QKUK, deri të premten kanë qenë duke u trajtuar mbi 100 fëmijë.
Drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Grajcevci tha për Front Online se shumica janë me virozë seoznale.
“Për momentin janë duke u trajtuar mbi 100 fëmijë. Janë me patologji të ndryshme. Më së shumti tani kemi respiratorë, për shkak të virozëve sezonale”, u shpreh ajo për Front Online.
Ajo tha se ka ende shtretër të lirë.
“Po ka vende të lira në Pediatri”, deklaroi ajo.