103 mijë e 145 qytetarë të Kosovës e kanë marrë dozën e tretë përforcuese kundër COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Ky është numër i vogël me krahasim me ata që e kanë marrë të paktën një dozë vaksine – e që është 903 mijë e 387 sosh.
Me rënien e rasteve të COVID-19 ka rënë edhe numri i të vaksinuarve.
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit u raportuan 35 raste të reja me COVID-19.
E 15 të tjerë u shëruan. Ndërsa rastet aktive janë 270./Gazeta Enigma/