Në rastin që ka ndodhur të premtën në rrugën “Shemsi Ahmeti” në Mitrovicë, i dyshuari tashmë i arrestuar nën kërcënimin e armës dhe i maskuar, në zyrën për transferim parash nga viktima femër kosovare ka grabitur një shumë parash prej 15.750 euro.
Si dëshmi materiale i janë gjetur dhe sekuestruar shuma e parave, një maskë, një palë dorëza dhe një armë plastike lodër.
Viktima për shkak shqetësimi ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Gazeta Enigma/.