“Mbi 174 mijë familje përfituan në janar nga subvencionimi i energjisë”

“Mbi 174 mijë familje përfituan në janar nga subvencionimi i energjisë”

Ministri i Financave, Hekuran Murati, është shprehur se tashmë janë procesuar pagesat e subvencionimit të energjisë për të gjitha familjet që e kanë kursyer atë në muajin janar.

Murati tha se janë 174 mijë e 642 familje që këtë janë kanë shpenzuar më pak sesa në janarin e vitit 2022, rrjedhimisht duke përfituar nga subvencioni.

“Shumë familje kanë paguar më pak se kurdoherë për faturat e energjisë elektrike gjatë muajve të dimrit”, është shprehur Murati.

Related Articles