Mbi 2 mijë bileta të shitura për ndeshjen vendimtare Trepça – Peja

Mbi 2 mijë bileta të shitura për ndeshjen vendimtare Trepça – Peja

Në palestrën “Minatori” në Mitrovicë sonte do të zhvillohet finalja e pestë dhe vendimtare ne play-off-it në basketbollin kosovar ku do të ballafaqohen Trepça-Peja.



Në katër ndeshjet e para, këto dy skuadra kanë barazuar 2-2 në seri dhe sonte pritet një sfidë e zjarrtë dhe spektakolare në Mitorvicë pas së cilës edhe do të mësohet kampioni i ri i Kosovës në basketboll për edicionin garues 2022/23.

Duke ditur se në palestër lejohet vetëm prania e tifozëve vendas, interesimi i mitrovicasve për të mbështetur skuadrën e tyre është jashtëzakonisht i madh.

KosovaPress raporton se tashmë janë shitur 1800 bileta për tifozët që do të jenë të ulur në tribuna, ndërsa do të jenë edhe mbi 500 të tjerë që do të jenë në podiumin e palestrës.

Ndeshja do të nis nga ora 20:00.

Related Articles