Numër i lartë i infeksionit me COVID-19 po vazhdon në Kosovë, raporton Gazeta “Enigma”.
Aktualisht në Kosovë janë 20 mijë e 995 raste aktive me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar dy persona të vdekur kurse 787 raste të reja pozitive.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, numri i të shëruarve nga virusi është 3 mijë e 613.