Mbi 221 mijë bashkatdhetarë arritën në Kosovë gjatë muajit korrik

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë arritën në Kosovë gjatë muajit korrik

Mbi 221 mijë bashkatdhetarë kanë arritur në Kosovë gjatë muajit korrik.

Zyra për Informimin e Aeroportit Ndërkombëtarë të Prishtinës “Adem Jashari”, konfirmoi se në korrik janë realizuar 1 mijë e 327 fluturime.

Gjithashtu, nga kjo zyre bënë të ditur se po në muajin korrik mbi 100 mijë udhëtarë edhe janë kthyer nga Kosova.

“Periudha 1 korrik – 31 korrik 2021 – Fluturime: 1,327 – Udhëtarë në ardhje: 221,729 – Udhëtarë në shkuarje: 118,477. Gjithsej ardhje-shkuarje: 340,206”, thuhet në përgjigje.

Related Articles