Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se numri i rasteve aktive me coronavirus është 31,021, shkruan Gazeta ‘Enigma’.
Ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 164.294. Që nga fillimi i pandemisë nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 3,012 persona.
Gjatë 24 orëve të fundit janë administruar 4.316 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë administruar 1.769.170 doza të vaksinës.
Deri më tani 804.251 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Dhe deri më tani janë administruar 72.122 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19. /Gazeta Enigma/