Mbi 43 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi 43 mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë njofton se numri i rasteve aktive në total është 43 mijë e 208.

Në njoftimin 24 orësh të ditës së djeshme bëhet e ditur se janë regjistruar tri vdekje dhe një mijë e 593.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 168.715, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,015 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 943 doza të vaksinës kundër COVID.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.777.085 doza të vaksinës.

Deri më sot 805.226 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Ndërsa janë dhënë 78.116 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID. /Gazeta Enigma/.

Related Articles