Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në total numri i rasteve aktive me COVID është 5 mijë e 650.
Në njoftim gjithashtu bëhet e ditur se brenda një dite 615 persona janë shëruar, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 3 mijë e 184 persona nga COVID.
Nga fillimi i vaksinimit në vend janë administruar 1,834,964.
Ndryshe, IKSHPK vazhdimisht bën thirrje te qytetarët që t’iu shmangen kontaktit me shumë njerëz dhe t’iu përmbahen rregullave të caktuara nga ky institucion, kjo për shkak që të mos përhapet virusi COVID.