Autoritetet shëndetësore në Itali kanë raportuar sot 5,522 raste të reja me COVID-19 nga 291,468 teste të kryera. Ndërsa një ditë më parë u shënuan 5923 nga 301,980 teste.
Në 24 orët e fundit janë regjistruar 59 viktima, duke shënuar rënie nga dje, ku u shënuan 69.
Që nga fillimi i pandemisë numri i viktimave ka shkuar në 129,766
Të shëruarit në orët e fundit janë 7,122, norma e pozitivitetit është 1,89%.
Sipas të dhënave, 558 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për COVID-19 në Itali. Pranimet ditore, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë janë 38.