Mbi 60 mijë persona janë vaksinuar deri tash kundër COVID-19 në Kosovë

Mbi 60 mijë persona janë vaksinuar deri tash kundër COVID-19 në Kosovë

Gjatë ditës së sotme në tërë Kosovën janë vaksinuar 400 persona kundër COVID-19 të moshës 65-vjeçare, raporton Gazeta Enigma.

Menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi, ka bërë të ditur se deri më sot janë vaksinuar mbi 60 mijë qytetarë kundër COVID-19.

“Totali për sot deri tani është 400 vaksinime. Ndërsa totali në nivel vendi prej 29.03.2021 janë vaksinuar 60 mijë e 730”, u shpreh Bardhi.

Aktualisht në Kosovë po vazhdon procesi i vaksinimit mbi moshën 65 vjeç. Imunizimi i tyre po bëhet me dozat e vaksinës AstraZeneca të cilat janë dhuruar për qytetarët e Kosovës nga Agjencia COVAX.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dje ka njoftuar se nga 15 qershor do të fillojë vaksinimi masiv i qytetarëve.

Related Articles