Mbi 600 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

Mbi 600 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-COVID

Policia përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se është rritur numri i gjobave për mosrespektim të masave antiCOVID, raporton Gazeta “Enigma”.

Brenda 24 orëve të fundit policia ka shqiptuar 631 tiketa antiCOVID-19.

Ndërkaq, numri i tiketave të trafikut të shqiptuara janë 948, ku gjithashtu ka pasur dy aksident me fatalitet, 22 aksidente trafiku me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale.

Ndërkaq, siç ka bërë të ditur policia, brenda 24 orëve janë arrestuar 17 persona, nga të cilët, 9 janë dërguar në mbajtje.

Related Articles