Mbi 68 mijë pacientë kanë kryer shërbime dhe ekzaminime mjekësore, në kuadër të Klinikës Emergjente në QKUK, në nëntë muajt e parë të këtij viti, duke e bërë kështu institucionin më të ngarkuar dhe me shumë punë në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur QKUK, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Në njoftim thuhet se nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 7 mijë e 224 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë nga klinikat përkatëse të QKUK-së, kurse janë kryer edhe 995 operacione emergjente mjekësore.
“Numri i vizitave sipas profileve mjekësore: -16 mijë e 602 pacientë në dhomë të Reanimimit, -20 mijë e 502 pacientë në dhomën Internistike, -11mijë e 341 pacientë në dhomën e Kirurgjisë. -14 mijë e 398 pacientë në dhomën e Ortopedisë”, thuhet në njoftim.