Policia e Kosovës njofton për statistikat e përgjithshme të kontrolleve rutinore, raporton Gazeta Enigma.
Gjatë 24 orëve të fundit janë dënuar 762 qytetarë për mosrespektim të masave antiCOVID, derisa janë shqiptuar 1420 tiketa trafiku.
Ndërsa, aksidente me të lënduar kanë ndodhur 26, ndërsa me dëme materiale 34.
28 persona janë arrestuar gjatë 24 orëve, ndërsa 13 janë dërguar në mbajtje.