Mbi 800 persona të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

Mbi 800 persona të vaksinuar me dozën e dytë në Kosovë

Në sallën “1 Tetori”, numër i madh i qytetarëve po vazhdojnë të presin në radhë për të marrë dozën e dytë të vaksinës anti-COVID.



Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, në konferencë për media ka thënë se mbi 800 persona janë vaksinuar me dozën e dytë. Kurse në nivel vendi janë vaksinuar 88 mijë e 400 qytetarë.

“Aktualisht kemi të vaksinuar mbi 800 persona me dozën e dytë të vaksinës ndërsa në nivel vendi deri më tani janë të vaksinuar 88 mijë e 400 vaksina”.

Bardhi thekson se “Fluksi është më i madh i qytetarëve dhe është duke shkuar mirë. Sipas datave të gjithë e kanë të përcaktuar datën e vaksinës. Deri në atë moment kur do ta përmbyllim komplet vaksinimin e qytetarëve”.

Ndërsa, sipas Bardhit me “rëndësi është që kemi doza të vaksinimit dhe janë duke u aplikuar”.

Procesi i vaksinimit në Kosovë është duke vazhduar me dozën e dytë.

Ditëve të fundit bazuar në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publikë të Kosovës, ka rënë numri i personave të vdekur, por edhe të infektuarve me COVID-19.

Ndërsa, të gjitha vaksinat të ardhura deri më tani në Kosovë kanë qenë donacion nga aleanca COVAX.

Related Articles