Në bazë të raportit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet e ditur se janë 9 mijë e 300 raste aktive me COVID-19.
Të dhënat e fundit treguan për 978 raste te reja, dhe për tre të vdekur nga koronavirusi.
Ndërsa, janë shëruar 1 mijë e 83 qytetarë.
Ndryshe, MSH-ja në vazhdimësi bën thirrje për vaksinim, në mënyrë që të ulet përhapja e virusit COVID.