Mbi një mijë protestues u mblodhën në qendër të Kievit të shtunën për të treguar mbështetjen e tyre për autoritetet, derisa përballen me një grumbullim të trupave ruse në kufijtë e tyre, e që vendet perëndimore thonë se është një shenjë e planifikimit të Rusisë për të pushtimin e Ukrainës.
Protestuesit valëvitën flamujt ukrainas dhe bënë thirrje për unitet mes vete.
“Familja ime ka qenë gjithmonë e përgatitur, ne i kemi mbledhur të gjitha gjërat pothuajse qe 2 vjet. Lufta nuk do të fillonte brenda një jave. Ka kaluar tashmë tetë vjet. Kështu që nuk është asgjë e re për ne,” shtoi ajo.
President rus, Vladimir Putin dhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet që sot të zhvillojnë një bisedë telefonike pasi tensionet rreth një pushtimi të mundshëm të Ukrainës u përshkallëzuan ndjeshëm, shkruan Associated Press, përcjell Gazeta Enigma.
ShBA-ja zbuloi gjithashtu planet për të evakuuar ambasadën e saj në kryeqytetin ukrainas
Përpara se të flasë me Biden, Putini do të ketë një telefonatë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili u takua me të në Moskë në fillim të javës në lidhje me këtë çështje.
Ndryshe, Rusia ka grumbulluar trupa pranë kufirit me Ukrainën dhe ka dërguar të tjerë në stërvitje në Bjellorusi, por me këmbëngulje mohon se ka ndërmend të nisë një ofensivë kundër Ukrainës./Gazeta Enigma/