Fillojnë përgatitjet për dizajnin e ri të NewBorn-it

Fillojnë përgatitjet për dizajnin e ri të NewBorn-it

Të shtunën kanë filluar përgatitjet për ndryshimin e pamjes së monumentit të “NewBorn”.

Edhe këtë vit në prag të festës së pavarësisë së Kosovës, monumenti pritet të marrë pamje të re.

 “Newborn” i cili është simbol i Pavarësisë së Kosovës do të simbolizojë fuqinë e vNewborn14 ka të bëjë me Fuqinë e Vajzave”ajzave.

Dizajni i Newborn14 për “Fuqinë e Vajzave” nga Fisnik Ismaili

Fisnik Ismaili, në një bisedë për Gazetën Enigma, ka zbuluar se në 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, dizajni i ri do të jetë në mbështetje të grave kosovare.  

“Qëllimi është me potencua suksesin e grave, suksesin e jashtëzakonshëm si në pjesëmarrjen e Lojërave Olimpike ashtu edhe film e në kategori të tjera”, ka thënë Ismaili.

“Njëkohësisht ka të bëjë edhe me abuzimin e gruas, me shkeljen e gruas që hala është temë shumë aktuale te ne edhe krejt kjo nëpërmes dizajnit kemi me u mundu mi jep fuqi gruas, mi jep krah dhe mi përkrahë çdo herë”, ka përfunduar ideatori i Newborn-it për Gazetën ‘Enigma’.

Fisnik Ismaili në përgatitjet për ndryshimin e pamjes së monumentit të “NewBorn”

Ndryshe, monumenti Newborn disa herë ishte në vëmendje të mediave ndërkombëtare.

Por që promovimi më i mirë iu bë përmes këngëtares Rita Ora, e cila mbi të realizoi disa pjesë të vidoklipit të një kënge të lansuar gjatë vitit 2012.

Kujtojmë se monumenti që simbolizonte lindjen e një shteti të ri u vendos në qendër të Prishtinës më 17 Shkurt 2008, në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës./Gazeta Enigma/

Related Articles