Mbi një mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Mbi një mijë raste aktive me COVID në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në total numri i rasteve aktive me coronavirus është 1,676.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 155,671, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 2,965 persona.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 10.736 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.407.966 doza të vaksinës.

Deri më sot 588.481 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. 

Related Articles