Ministria e Shëndetësisë në të dhënat e fundit ka njoftuar se janë 1 mijë e 552 raste aktive me COVID në vend.
Kurse nga mbi 10 mijë testime kanë rezultuar 304 raste pozitive. Ndërsa tre persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe nuk ka pasur asnjë viktimë.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë ka bërë vazhdimisht thirrje te qytetarët për vaksinim, duke thënë se kjo është e vetmja zgjidhje për ta parandaluar përhapjen e virusit.