Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se në Kosovë janë 5,561 raste aktive me coronavirus.
Ministria njofton se në 24 orët e kaluara janë shëruar 952 persona, ndërsa nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi kanë vdekur 3,178.
MSH njofton se nga fillimi i pandemisë në total janë administruar 1,835 031 doza të vaksinës.
Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinimi mbetet mënyra më e thjeshtë, më e lehtë dhe më efikase për t’u mbrojtur nga coronavirusi.
Në apelin drejtuar qytetarëve të Republikës së Kosovës MSH-ja ka prezantuar edhe qendrat e vaksinimit.
Në njoftimin e ministrisë po ashtu rekomandohen dozat që duhet të marrin secili qytetar varësisht nga mosha.