Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Ziadeh bën thirrje që të dalin para drejtësisë ata që sulmuan policinë në veri të Kosovës

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit, Ziadeh bën thirrje që të dalin para drejtësisë ata që sulmuan policinë në veri të Kosovës

Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën po diskutohet raporti i rregullt gjashtëmujor për Kosovën i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalimit, shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh është shprehur e shqetësuar për ngjarjet e fundit në veri.

“Incidente shqetësuese kanë ndodhur në veri të Kosovës. Sulmet kriminale kanë qenë shumë të forta. Ka pasur edhe gjuajtje me armë ndaj patrullave policore. Ata që kanë kryer këto vepra duhet të sillen para drejtësisë”.

Ziadeh ka ftuar liderët e Kosovës dhe Serbisë që të ruajnë qetësinë dhe të ulin tensionet. Duke folur për dialogun, ajo tha se përparimi mbetet i ngadaltë.

Nismat rajonale si ajo e Open Ballkan, sipas shefes së UNMIK-ut duhet të jenë të mirëseardhura nga të gjitha palët për një mirëqenie të përgjithshme.

Ziadeh thotë se do të punojë për afrimin e komuniteteve në Kosovë, derisa shton se nuk ka për qëllim të ndikojë në dialog.

“Unë do të jem e hapur të dëgjojë të gjitha palët, por raporti im në Këshillin e Sigurimit nuk është temë për dialogun e Brukselit. Ky nuk është roli i UNMIK-ut”, tha tutje Ziadeh.

Sa i përket zgjedhje serbe në Kosovë, shefja Ziadeh thotë se është dashur të lejohen të mbahen sipas praktikave të krijuara paraprakisht.

“Zgjedhjet në Serbi sollën një qeveri që ka një shumicë solide. Edhe në Prishtinë ka një shumicë stabile në Parlament dhe rrethana të tilla mund të sjellin vendime inkurajuese”, tha ajo.

Related Articles