Mbledhja historike mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë – Të gjitha vendimet që Qeveria Kurti i nënshkroi deri tash

Mbledhja historike mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë – Të gjitha vendimet që Qeveria Kurti i nënshkroi deri tash

“Vërtet jemi dy shtete, por jemi një KOMB”.

Kështu përshëndeti presidenti shqiptar mbledhjen e mbajtur mes Kosovës dhe Shqipërisë në vigjilije të Ditës së Flamurit, shkruan Gazeta Enigma.

Sot, Shqipëria feston 110 vjetorin e Ditës së Pavarësisë, derisa për nder të kësaj feste dje është mbajtur mbledhja e parë e përbashkët mes kuvendeve të Kosovës dhe Shqipërisë. Në këtë mbledhje u kërkua që këto dy vende të bashkëndajnë përgjegjësinë për forcimin e shqiptarëve.

I pari i Shqipërisë ka kërkuar që bashkëpunimi mes dy shteteve të shtrihet në të gjitha fushat.

“Fryma dhe mesazhet vëllzërore të përcjella në këtë Kuvend të përbashkët duhet të shtrihen në të gjitha fushat e bashkëpunimit ndërshtetëror. Vërtet jemi dy shtete, por mbi të gjitha jemi një Komb, një Komb i cili kremton i lirë Ditën e Flamurit dhe është Sovran dhe Zot i fareve të veta”, ka thënë Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Kosova i gëzohet çdo suksesi të Shqipërisë.

“I gëzohemi cdo suksesi të Shqipërisë, si atyre të qeverive paraprake dhe këtyre sukseseve. Urojmë që sukseset e Shqipërisë të shtohen në cdo ditë të flamurit. Ashtu sic gëzohemi ne në Kosovë për sukseset tuaja ashtu gëzohen edhe në Shqipëri për sukseset e Kosovës”, ka thënë Kurti.

Mes tjerash, Kurti shtoi se vendet tona ballafaqohen me problem ku më i mprehti është ai i largimit të të rinjëve. Ai theksoi se mërgimtarët janë mbështetja më e madhe e dy vendeve tona.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të përfshihen në cështjen publike të njëra-tjetrës, mirëpo “jo për të penguar, por për të kontribuar”.

“Ndarjet krahinore, bajraktarizmat, ishin pengesë e prapambeturi atëherë, janë pengeesë e prapambeturi edhe sot. Prandaj duhet të gëzohemi kur përfshihemi sa më shumë në çështjet publike të njëri-tjetrit, jo për të penguar por për të kontribuar”.

“Hapësira jonë publike, politika, kultura, ekonomia nuk janë qifligje të bllokuara me tapi, por e përbashkëta kala ku e vëmë të gjithë nga një gur. Na duhet të jemi më shpesh bashkë, jo vetëm në kremte, jo vetëm ne politikanët. Na duhet të punojmë bashkë, të ndajmë ide me njëri-tjetrin, t’i pranojmë perspektivat e ndryshme, kritikat njëri-tjetrit. Të punojmë së bashku”, tha Kurti. 

Kurse, kryeministri shqiptar, Edi Rama u shpreh se kjo është një ditë e bukur për faktin se në sallën e Kuvendit të Shqipërisë kanë arritur të mblidhen njerëzit të cilët nuk do të donin të ishin bashkë as në mëhallë.

Rama u shpreh besimplotë se njohja përfundimtare e Kosovës do të vijë shumë më shpejt se ç’u desh për të shpallur pavarësinë si shtet, ndërsa solli në vëmendje fakti se edhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e Mal të Zi kanë sot një kryeparlamentar dhe kryeministër.

“Shqiptarët nuk ishin asnjëherë më mirë në raport me të huajt sesa tash. Përsëri edhe sot nuk besoj që shqiptarët janë më mirë në raport me vetveten. Nuk besoj që  do ta kishte imagjinuar dikush që në 110 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë dhe e pavarur”.

“Nuk do ta kishte besuar dikush që në Maqedoninë e veriut do të ishte shqipja gjuhë zyrtare, në 110 vjetorin e pavarësisë ose në këtë përvjetor në Mal të Zi të ishte një kryeministër shqiptar”, deklaroi Rama.

Sipas Ramës, janë dy emra që i mungojnë sallës së Kuvendit të Shqipërisë në këtë ditë të veçantë, Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaçi.

“Dy emra do të sjell këtu në vëmendje pa të cilët nuk mund të kuptohet as ardhja në këtë ditë, as vazhdimësia pas kësaj dite, LDK dhe UÇK. Të dyja këto lidhen me Ibrahim Rugovën, një i munguar i madh sot pasi u nda nga jeta para kohe, por me mision të kryer dhe Hashim Thaçin, një tjetër i munguar i madh në këtë sallë, i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, tha Rama.

Ndryshe, në këtë mbledhje morën pjesë edhe deputetët e opozitës, derisa një zëri thanë se e ardhmja e Kosovës dhe e Shëipërisë është e përbashkët.

Çka u arritë nga kjo mbledhje?

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe homologu i saj, ministri i Drejtësisë së Shqipërisë, Ulsi Manja, kanë nënshkruar dy marrëveshje të reja nga fusha e Drejtësisë së të dyja vendeve.

Nënshkrimi i marrëveshjes për vendosjen e një bashkëpunimi të ndërsjellët ndërmjet palëve në fushën e sistemit penitenciar dhe asaj për lehtësimin e bashkëpunimit të institucioneve në fushën e mbikëqyrjes së ekzekutimit të dënimeve alternative dhe lirimit me kusht, bëhet pas zotimit të dhënë për nënshkrimin e të njëjtave nga ministrat Haxhiu e Manja.

“Nevoja e kësaj shtrirjeje të bashkëpunimit ka ardhur si kërkesë dhe interes i qytetarëve të të dyja vendeve tona”.

“Prandaj, zgjerimi e thellimi i këtij bashkëpunimi, përmes nënshkrimit të këtyre marrëveshjeve, i kontribuon interesit tonë, duke qenë se i shërben interesit të tyre”, shkroi ministrja Haxhiu në Faceook.

Marrëveshjet e tjera mes Kosovës dhe Shëipërisë

Në qershor të vitit 2022, është mbajtur mbledhja e tetë mes këtyre dy vendeve, derisa janë arritur 19 marrëveshje e memorandume të ndryshme.

Në këtë mbledhje, kryeimnistri kosovar, Albin Kurti dhe ai shëiptar Edi Rama u zotuan për zbatimin e këtyre marrëveshjeve.

  1.  Ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për vlerësimin e gjendjes dhe përmirësimin e rrugëve të fshatrave ndërkufitare që lidhin zonat kufitare Shqipëri-Kosovë.
  2. Marrëveshje bashkëfinancimi ndërmjet Ministrisë Së Infrastrukturës dhe Energjisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor Dhe Infrastrukturës së Republikës së Kosovës për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.
  3. Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e zbatimit të programeve të mbështetjes për bujqësinë dhe zhvillimin rural ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës Së Kosovës.
  4. Marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbim përvojash në proceset teknike ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Republikës së Kosovës.
  5. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjellë ndërkufitar ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
  6. Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë së Republikës së Kosovës.
  7. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë së Republikës së Kosovës për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.
  8. Marrëveshje ndërmjet Ministrit së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës për bashkëpunim në fushën e rinisë.
  9. Marrëveshje ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë Së Mbrojtjes Së Republikës Së Kosovës për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.
  10. Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  11. Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për bashkëfinancimin e projektit në albanologji Enciklopedia shqiptare.
  12. -Marrëveshje bashkëfinancimi për studimin e fizibilitetit dhe projekt – idesë për lidhjen hekurudhore Durrës-Prishtinë.
  13. 13- Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë për shërbimin e ndërsjelltë ndërkufitar.
  14. 14-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën farmaceutike dhe të pajisjeve mjekësore.
  15. 15-Marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e një platforme të përbashkët digjitale të informacionit dhe promovimit turistik.
  16. 16-Marrëveshje për bashkëpunim në fushën e rinisë.
  17. 17-Marrëveshje për bashkëpunimin në fushën e kërkim shpëtimit malor dhe ujëra territoriale.
  18. 18-Deklaratë e përbashkët e Ministrave të Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
  19. 19-Marrëveshje bashkëpunimi për bashkëfinancimin e projektit madhor në albanologji enciklopedia shqiptare.
  20.  

Ndryshe, deri tash nga mbledhjet e mbajtura mes Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar rreth 130 marrëveshje, memorandume dhe protokolle bashkëpunimi. /Gazeta Enigma/.

Related Articles