Ashtu siq patën paralajmëruar serbët nga veriu i Kosovës u mblodhën në Mitrovicën e Veriut për të protestuar kundër njoftimit të Prishtinës zyrtare për hapjen e urës mbi lumin Ibër ndërmjet Mitrovicës veriore dhe jugore.
Organizatorët aty u bënë thirrje disa herë protestuesve që të mblidhen të gjithë bashkë në podium, përndryshe nuk do të nisë tubimi, duke i thënë se pak minuta në diell nuk do t’i bëjë keq.
Gjatë fjalimit ata thanë se me vendimin për hapjen për qarkullim të urës mbi lumit Ibër, Prishtina po kërkon ta hap Kutinë e Pandorës për popullin serb aty dhe se kjo urë është simbol i mbijetesës së tyre.
Në pankarta që mbantë në duar protestuesit, mes tjerash shkruhet “Duam që të na mbrojë KFOR-i” , “Përderisa BE-ja dhe SHBA-ja shkruajnë njoftime, neve po na përzënë” dhe “ Në urë kemi mbrojtur mbijetesën, tani mbrojmë largimin”.