Mblidhet Grupi Koordinues për anëtarësim në Këshill të Evropës

Mblidhet Grupi Koordinues për anëtarësim në Këshill të Evropës

Kryeministri Albin Kurti dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, do të marrin pjesë sot në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Takimi do të mbahet në Qeverinë e Kosovës dhe do të nis në orën 09:30 të mëngjesit.

Këtë e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti dhe Zëvendëskryeministrja & Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës”, thuhet në njoftimin e MPJD.

Kujtojmë se pas gati një viti, prej se Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në prill të këtij viti, Kosova kaloi fazën e parë në këtë proces.

Pas kalimit të hapit të parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës, Kosovën e pret një proces disa vjeçar, deri në vendimin përfundimtar.

Related Articles