Mbrëmje artistike në Prishtinë për të nderuar veprën e Shën Nënë Terezës

Mbrëmje artistike në Prishtinë për të nderuar veprën e Shën Nënë Terezës

Me rastin e 115-vjetorit të lindjes së Shën Nënë Terezës dhe 20-vjetorit të bekimit të gurthemelit të Katedrales që mban emrin e saj, Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë do të organizojë një mbrëmje solemne kulturore më 26 gusht 2025, duke filluar nga ora 19:30.

Ngjarja, e cila do të zhvillohet në ambientet e katedrales, ka për qëllim të nderojë jetën, veprën dhe trashëgiminë e pavdekshme të humanistes shqiptare, e cila është bërë simbol botëror i dashurisë, përkushtimit dhe mëshirës ndaj më të varfërve.

Në këtë mbrëmje të veçantë pritet të performojnë artistë të njohur nga të gjitha trevat shqiptare. Përmes muzikës dhe artit ata do të përcjellin një mesazh mirënjohjeje, paqeje dhe dashurie – në nder të figurës së Shën Nënë Terezës, të njohur nga e gjithë bota si “Nëna e madhe e Globit”.

Organizatorët ftojnë publikun e gjerë që të bëhet pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore e shpirtërore, duke e konsideruar pjesëmarrjen një akt reflektimi dhe respekti për jetën dhe misionin e Nënë Terezës.

Postimi:

Related Articles