Banorja e Big Brother VIP Kosova, që nga nata e sotme po vazhdon të zbatojë dënimin e “Vëllait të Madh”, që erdhi si shkas i mospërfilljes së komandave të tij në lojën “ngrij-shkrij” gjatë javës që lamë pas.
Kështu, gjatë mbrëmjes së sotme, përderisa Mbresa po iu bashkohej banorëve të tjerë në oborrin e shtëpisë, ajo ka ndaluar pasi që ka dëgjuar komandën “ngrij” të “Vëllait të Madh”.
E porsa Mbresa është ngrirë, asaj i janë afruar Artani dhe Atdheu, të cilët i futën dy cigare në gojën e saj, gjest ky që solli të qeshura pafund.
Por, për t’i parë këto momente interesante e qesharake, ndiqeni videon në linkun e mëposhtëm.