Mbretëria e Bashkuar dërgon 22 ambulanca dhe 40 makina zjarrfikëse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dërgon 22 ambulanca dhe 40 makina zjarrfikëse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës ambulanca të reja, makina zjarrfikëse, pajisje mjekësore dhe financime për ekspertët e shëndetësisë në përpjekje për të ndihmuar ekipet e urgjencës.

Janë 22 ambulanca si dhe 40 makinavzjarrfikëse të cilat tashmë janë dërguar atje.

“Të gjithë jemi të tmerruar nga imazhet e spitaleve të shënjestruara qëllimisht nga Rusia që nga fillimi i pushtimit mbi dy muaj më parë”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.

Ai tha se do të dërgohen pajisje për të ndihmuat popullin ukrainas, raporton BBC.

“Ambulancat e reja, motorët e zjarrit dhe fondet për ekspertët shëndetësorë të shpallur sot do të pajisin më mirë popullin ukrainas për të ofruar kujdes jetik shëndetësor dhe për të shpëtuar jetë”, është shprehur tutje ai./Gazeta Enigma/

Related Articles