Mbrojtësi i Trepçës ’89 paralajmëron klubet e Superligës për sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i Trepçës ’89 paralajmëron klubet e Superligës për sezonin e ardhshëm

Mbrojtësi i Trepçës 89′, Samir Sahiti në një prononcim për Metron ka folur rreth objektivave që do të ketë klubi nga Mitrovica sezonin e ardhshëm në Superligën e Kosovës, ndërsa më tutje ka treguar edhe se deri në pensionimin e tij do t’i qëndroj besnik Trepçës 89′, transmeton Gazeta Metro.

Skuadra e Trepçës 89′ edhe matematikisht është shpallur kampione e Ligës së Parë të Kosovës pasi dje arriti të mposht me rezultat 0-2 rivalin e saj lokal, Trepçën dhe kështu siguroj inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar vetëm pas një viti.

Sahiti deklaroi se do të jenë një arrë e fortë vitin tjetër në Superligë ku do të synojnë edhe kualifikimin për në garat europiane me dy ose tre transferime gjatë afatit kalimtar veror.

Një gjë është e sigurt, Trepça 89 do të jetë shumë skuadër konkurrente për dalje në Europë, kemi skuadër shumë të re dhe perspektive, besoj që me 2-3 përforcime do ta synojmë fuqishëm europën,” tha ai.

Europa nuk do të jetë edhe e lehtë për mitrovicasit pasi që dihet fakti se tradicionalisht ekipet që janë inkuadruar nga Liga e Parë kanë hasur vështirësi në sezonin e parë të tyre në Superligën e Kosovës.

Për këtë 33-vjeçari tha: ”Superliga nuk është diçka e re për neve, fatmirësisht kaluam vetëm 1 sezon në Ligën e Parë, puna e madhe që bëhet tek ne dhe investimet që bëhen garantojnë suksese.”

Ndër të tjera ai foli edhe për të ardhmen e tij të cilën e sheh deri në fund të karrierës tek Trepça 89′, derisa thotë se beson fuqishëm që do të arrijnë të fitojnë trofe gjatë kësaj periudhe kohore.

Po tek Trepça 89′ kam marrëveshje dhe kontratë, besoj shumë se deri në pensionimin tim si futbollist aktiv do të jem këtu, deri atëherë besoj fuqishëm se do të fitojmë tituj dhe dalje në Europë, përndryshe nuk ndalem,” shtoi në fund ai.

Trepça 89′ në Ligën e Parë të Kosovës në grupin A me fitoren dje ndaj Trepçës ka arritur në kuotën e 50 pikëve 12 më shumë se Liria e vendit të dytë dhe së bashku me Ferizajin e cila është në Grupin B pritet të jenë ekipet që do të inkuadrohen direkt në elitën e futbollit kosovar.

Related Articles