Mbrojtja e Thaçit kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales

Mbrojtja e Thaçit kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales

Vetëm në një rast e nga një gjyqtar, Hashim Thaçit iu hap mundësia për t’u mbrojtur në liri.

Pasi shpjegoi se garancia e një shteti të tretë për Thaçin ia mundëson këtij lirimin me kusht, Kai Ambos u shkarkua.

Në vend të tij, Kryetarja e Speciales Ekaterina Trendafilova caktoi Emilio Gattin.

Kjo ka shtyrë mbrojtjen e ish-Presidentit të Kosovës të kërkojë shkarkim edhe të Gattit. Jo domosdoshmërish sipas avokatit, gjyqtari italian mund të jetë i njëanshëm por emërimi i tij nga Trendafilova u bë pa pritur e pa bazë ligjore. E se Gatti mund t’ia bëjë argatin kryetares sipas mbrojtjes lënë vend për dyshime disa veprime të Trendafilovës, njofton Klan Kosova.

Përmendet fakti se Kryetarja e Dhomave të Specializuara dhe kryeprokurori i Speciales nuk mbajtën vetëm takime të ndara me trupa diplomatike, por edhe tryeza të përbashkëta, një më 7 dhjetor 2020 dhe një tjetër më 11 shkurt.

Në të dyja avokati i Thaçit ka shpjeguar si Jack Smith tërthorazi i ka bërë me dije Trendafilovës se Thaçi nuk duhet të lirohet sepse ndikon lehtësisht tek dëshmitarët. Del se Prokurorit të Specializuar i kanë shkuar 37 kërkesa nga dëshmitarët e mbrojtur që duan të zhvendosen nga vendet ku jetojnë aktualisht.

“Ai (Smith) ka thënë se mbrojtja e Thaçit synon ta shtyjë procesin e gjykimit dhe ta fitojë lirimin me kusht bazuar në këtë, dhe çdo lloj lirimi i Thaçit e dëmton procesin, dëshmitarët do të frikësohen e kërcënohen nga ai dhe njerëzit e tij të besuar. Ai (Smith) ka thënë se lista e dëshmitarëve do të mbetet sekrete, ka thënë se janë bërë 37 kërkesa nga ta për t’u zhvendosur”- thuhet në Parashtresat e Gregory W. Kehoe – avokat i Hashim Thaçit

Në takimet që u cilësuan si ‘minutat e dhjetorit’ dhe ‘minutat e shkurtit’ ka shprehur shqetësimet e saj edhe kryetarja dhe u ka bërë të ditur koreve diplomatike se po pret njoftim me arsyetime nga Smith.

Këto janë arsye të mjaftueshme sipas mbrojtjes pse Ekaterina Trendafilova nuk është e pavarur. Këta në fund kërkuan që t’i lihet vendosja për shkarkimin e Emilio Gattit, Zëvendëspresidentit të Speciales. Ky kërkohet të formojë një panel tjetër që vlerëson pavarësinë e gjyqtarit që ky të mos vazhdojë të jetë pjesë e trupës së Apelit, ku aktualisht ndodhet lënda e ish presidentit.

Related Articles