Policia e Kosovës vazhdon kontrollet për masat anti-COVID

Policia e Kosovës vazhdon kontrollet për masat anti-COVID

Kafiterit e Gjilanit kanë qenë sonte cak i Policisë.

Në disa pamje dërguar në redaksinë e Gazetës “Enigma”, në qytetin e Gjilanit, më saktësisht në Lagjen “Dardania”, shihen njësia policore me kontrolle të rrepta për të parë nga afër nëse po respektohet distanca fizike mes qytetarëve.

Masat e reja anti-COVID përfshijnë kufizimin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00. Orari i sektorit të gastronomisë është reduktuar me një orë, pra deri në orën 21:30 dhe është lejuar të punojnë vetëm në hapësira të jashtme.

Këto masat kanë hy në fuqi nga 28 Gushti dhe do të zgjasin deri më 13 shtator, deri në vendimin e radhës nga Qeveria e Kosovës./Gazeta “Enigma”/

Related Articles