Mbrojtja e ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka propozuar para të pranishmëve në seancën e sotme dëgjimore, që gjykimi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të mos zgjas më shumë se dy vjet.
Ben Emmerson, tha se kjo do duhej të jetë mënyra e vetme e duhur për të përfunduar këtë proces.
”Ne mbesim prapa asaj që prokurorisë duhet dhënë një vit kohë, dhe një vit edhe neve, sepse kjo është mënyra e vetme e menaxhueshme, sepse në të kundërtën do të merrte shumë kohë për gjykim kjo çështje”, potencoi Emmerson.