Ajo është njëra nga deputetet më të pëlqyera e më të komentuara në Kuvendin e Kosovës.
Fjala është për Duda Baljen, e cila merr vëmendje të madhe në rrjetet sociale me paraqitjet e njëpasnjëshme që bën.
Duke qenë se është një praktikuese e devotshme e fesë islame dhe momentalisht jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, ajo ka publikuar një imazh së fundmi ku shfaqet me mbulesë.
“Allahu ua shpërbleftë mundimet”, ka shkruar ajo.
Reagimet në hapësirën për komente ishin të shumta, gjersa u përgëzua për këtë dukje.
Krahas punës si deputete dhe përfaqësuese e komunitetit boshnjak në Kosovë, shquhet edhe për kujdesin që i kushton pamjes së jashtme.
Kujtojmë që Duda është pjesë e Kuvendit të Kosovës që nga viti 2010.