Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova pa medalje për herë të parë

Mbyllen Lojërat Evropiane, Kosova pa medalje për herë të parë

Është mbyllur zyrtarisht edicioni i tretë i Lojërave Evropiane, me ceremoninë e organizuar në stadiumin e Krakowit, i cili u mbajt prej 22 qershor deri më 1 korrik në rajonin e Krakows dhe Malopolskasë së Polonisë.

Lojërat të mbyllura i shpalli presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, i cili falënderoi Poloninë për organizimin e shkëlqyer, transmeton Klankosova.tv.

Siç bën të ditur Komiteti Olimpik i Kosovës, për herë të parë, ekipi i Kosovës mbylli këto lojë pa fituar medalje, ndërsa arritja më e madhe ishte vendi i pestë me boksieren, Donjeta Sadiku, si dhe hyrja në tetëshen e më të mirëve të tekbollistit, Adrien Uka.

Ekipi i vendit tonë u përfaqësua me 38 sportistë të tetë sporteve të ndryshme.

Related Articles