Kanë përfunduar 45 minutat e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës java e 25-të.
Fushë Kosova është duke fituar ndaj liderit, Ballkanit me rezultatin minimal 1:0.
Skuadra e Malishevës është duke fituar 1:0 ndaj Llapit të Tahir Batatinës. Golin e shënoi Drilon Hazrollaj nga pika e bardhë e penalltisë.
Kurse në Gjilan, “bardhekuqt” po fitojnë minimalisht 1:0 ndaj Lirisë së Prizrenit. Golin e shënoi Heric në minutën e 8’të.