Ka përfunduar periudha 15 ditore për regjistrim të koalicioneve parazgjedhore në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve.
Ani se pritej që Lëvzja Vetëvendosje të formonte koalicion me partitë “Guxo” dhe “Alternativa”, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar për Gazetën Enigma listën e koalicioneve parazgjedhore, ku ndër të tjera, AAK dhe Nisma kanë bashkuar forcat.
1. Partia Demokratike e Unitetit dhe Iniciativa Balli, me emrin e koalicionit: PDU – BALLI I KOMBIT;
2. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate, me emrin e koalicionit: AAK – ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS, NISMA – NISMA SOCIALDEMOKRATE, LISTA KONSERVATORE, FORUMI INTELEKTUAL – E – 30;
3. Naša Inicijativa dhe Bošnjačka Stranka Kosova, me emrin e koalicionit: NAŠA BOŠNJAČKA KOALICIJA;
4. Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan, me emrin e koalicionit: KOALICIJA VAKAT;
5. Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim, me emrin e koalicionit: PDAK – LpB;
6. Partia e Drejtësisë dhe Aleanca Kosova e Re, me emrin e koalicionit: LISTA PËR FAMILJEN, AKR PD. /Gazeta Enigma