Pas aksionit “Brezovica 3” është mbyllur komuna paralele e Shtërpcës.
Dy persona të dyshuar janë ndaluar në këtë aksion, raporton Gazeta Enigma.
Më herët Prokuroria Themelore e Ferizajt bëri të ditur se janë kontrolluar dhe bastisur shtatë lokacione të ndryshme në Shtërpcë, në mesin e tyre edhe objekti i Komunës së strukturave paralele në Shtërpcë.
Persona e arrestuar me vendim të Prokurorit të Shtetit janë N.G,- doganier dhe S.I, – kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.
Të njëjtit janë ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”./Gazeta Enigma/