Është mbyllur pjesa e parë në derbin ndërmjet Dritës dhe Ballkanit.
Rezultati pas 45 minutave të para është i barabartë 1:1 në stadiumin me bari sintetik në Gjilan.
Meriton Korenica hapi serinë e golave 0:1 në të mirë të Ballkanit në minutën e 11-të të përballjes, falë asistimit fantastik të Nazmi Gripshit.
Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë të lojës, Drita barazoi shifrat 1:1.
Ishte mesfushori Muharrem Jashari ai që dërgoi topin në rrjetë me ndihmën e shtyllës.
Sfida ndërmjet Dritës dhe Ballkanit është në kuadër të javës së 33-të kampionale.